Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me akuzat e hedhura nga Sali Berisha se në 17 dhjetor do të paraqitet para prokurorëve blegë për çështjen “Toyota Yaris”.
Basha tha se nuk ka marrë ftesë.
Pjesë nga deklarata me gazetarët:
Pyetje: A do paraqiteni në 17 dhjetor para prokurorëve blegë?
Lulzim Basha: Iu ka ardhur ju fletëthirrja? Apo i ka shkuar Sali Berishës? Ma sillni dhe mua ta shoh. S’kam marrë ftesë. Iu lus, edhe nga e shenjta Nënë Terezë po ta dëgjoni një gjë, kontrollojeni njëherë se ndoshta nuk është ashtu. Në hak me zotin jam, por me Sali Berishën jo. Do kem kohë të them gjëra të reja.
Diskutime rreth kësaj post