Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se nuk është ai që përcakton vijën e kuqe për Sali Berishën, por statuti i partisë.
Basha është pyetur mbi deklaratat e tij për përjashtim të ish kryeministrit pas 11 dhjetorit, ku kryeopozitari theksoi se veprimet dhe qëndrimet e Berishës bien ndesh me parimet e partisë.
Deklarata e Bashës:
“Unë e kam thënë në ditën time të parë si kryetar i PD-së dhe dua ta përsëris: nuk kam përjashtuar dhe nuk përjashtoj askënd nga PD-ja, nuk mbaj askënd me zor në PD, por një gjë të jetë e qartë si drita e diellit, statuti që na bashkon, që na mban bashkë, do të zbatohet. Vijat e kuqe nuk i përcakton kryetari i PD-së, i përcakton Statuti i PD-së dhe çdo akt, veprim apo qëndrim që bie ndesh interesave elektorale dhe politike të PD-së, që shkel mbi sakrificën e demokratëve për interesat personale të çdokujt, pa diskutim dhe pa më të voglin hezitim, do të marrë përgjigjen që përcakton statuti”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post