Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Kulluri është shprehur qëllimi i Mbledhjes së Kuvendit, është për të fituar në zgjedhjet e ardhshme ndaj qeverisë.
“Këtu s’ka luftë me Berishën. Këto janë fakte. Unë Berishës nuk i kërkoj dot llogari. Nuk kemi ardhur për të bërë libra historie por politikë. Berisha ka ndërhyrë për të përqafuar qëllimet tona dhe ka kërkuar ndjesë.
“Duhet të kemi parasysh se qëllimi final i këtij Kuvendi, është fitorja e zgjedhjeve të ardhshme. Unë mendoj se ajo që përfaqësoj unë është një avantazh i madh për të fituar zgjedhjet përballë qeverisë.
Të gjithë kemi përgjegjësi, përgjegjësi ka edhe Berisha. Nuk e kam gjykuar dhe nuk e gjykoj Berishën edhe sot.”
“E kam thënë që problem në PD, është se nuk ka funskionuar si sot në drejtimin e Berishës. Nga 2001-2013 të gjithë vendimet edhe të gabuarat janë marrë nga forumet. Berisha ka stilin e tij të bërit politikë”, është shprehur Kulluri i ftuar në emisionin “Top Talk”.
I pyetur nëse me 11 dhjetor, Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, cili do të ishte reagimi i tij, Kulluri u shpreh se nëse gara është e ndershme dhe e pastër, dhe Berisha zgjidhet kryetar partie, do t’i shtrëngojë dorën dhe do të vijojë me punën e tij brenda Partisë Demokratike.
“Nëse gara është e lirë dhe e ndershme nëse Berisha fiton në mënyrë demokratike do i jap dorën dhe do e uroj dhe unë do vazhdoj punën time brenda Partisë Demokratike”, tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post