Conor McGregor është suspenduar për një muaj për shkaqe mjekësore pasi u mposht nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.
Ylli i sportit luftarak u dorëzua në raundin e katërt në garën për titullin e kategorisë së lehtë.
Një zyrtar ka njoftuar se organizata e ka suspenduar për një muaj irlandezin, deri më 6 nëntor 2018.
McGregor u përball me goditje të fuqishme nga rusi gjatë gjithë meçit.
Është praktikë e UFC-së që të suspendojë në baza mjekësore dhe McGregor nuk do të ketë meç në muajin e ardhshëm.
Por dëmi mund të jetë edhe më i madh pasi McGregor mund të suspendohet më gjatë për shkak të rolit në përleshjen pas meçit.
Khabibi kaloi “oktagonin” duke goditur ekipin e McGregorit, ndërsa vetë irlandezi u përball me kushërinj dhe pjesë të ekipit të Nurmagomedovit.
Diskutime rreth kësaj post