Një 45-vjeçar është gjendur i mbytur ditën e sotme në Liqenin e Farkës.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se burri prej disa kohësh ishte i shpallur në kërkim nga policia pas një denoncimi të bërë nga familjarë të tij.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetë-mbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post