I ftuar në Abc News, ish-kryeministri Berisha teksa ka komentuar vendimin për mbylljen e pikave të basteve, ka deklaruar se Rama do të mbyllë 4100 pika bastesh për t’ia dhënë monopolin e basteve vëllait të tij Olsit, Vangjush Dakos dhe Gaz Demit.
‘Ai po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 4000 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular. Nëse loja ,me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës. Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës. Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit’, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post