Vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive e përshëndet edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj.
Por ai ka edhe një porosi për Ramën që të hapë edhe vende pune.
“E vlerësoj këtë vendim nga kryeministri. Mbyllja e tyre është për të mirën e familjeve shqiptare. Lojërat e fatit janë të dënuara me ligj edhe me fe.
Ato i mësojnë dembelë dhe i shkatërrojnë njerëzit. Por të hapen sa më shumë vende pune që të punësohen njerëzit”, shprehet ai.
“U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojrat e fatit. Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”, thuhet ndër të tjera ën reagim.
Diskutime rreth kësaj post