Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është referuar ligjit për lojrat e fatit i cili do të kalojë këtë javë në seancën parlamentare.
Rama ju ka kërkuar deputetëve të PS-së që ligjin do ta votojnë me shumicë.
“Ligjin do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet i opozitës ti bashkohet këtij votimi.”- iu është drejtuar Rama deputetëve të PS-së.
Kryeministri Edi Rama ka miratuar ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat i hapin rrugën mbylljes të gjithë basteve sportive në territorin e Republikës.
Kreu i qeverisë pak ditë parë ka publikuar një faksimile të projektligjit të Qeverisë, i cili pritet të nis diskutimet në Parlament. Sipas ndryshimeve në ligj, nga data 31 dhjetor 2018 nuk do të lejohet më asnjë aktivitet që ka të bëjë me bastet sportive, ndërsa kazinotë vetëm në zona të rezervuara turistike në hotelet me 5 yje.
“Beso dhe kontrollo! U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po. E Gjithë Vëmendja për Ju“,- shkruan Edi Rama në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post