Ka përfunduar pas dy orësh protesta e sotme e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike dhe një pjesë e qytetarëve protestues e kanë përfunduar tubimin te selia blu.
Deputeti Flamur Noka ka mbajtur një deklaratë për mediat para hyrjes në seli ku tha se protesta e mbrëmjes së sotme ishte madhështore dhe historike. Noka tha se sonte shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen dhe duan votën e lire.
‘Lironi Berishën’, ‘Narcos’, mijëra protestues me pankarta në duar ‘pushtojnë’ Bulevardin
Deputeti po ashtu bëri me dije se protestat nuk do të ndalen, ndërsa e radhës do të jetë të enjten e ardhshme, në orën 11:00, para bashkisë së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post