Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmbyllur me epërsi minimale 1-0 pjesën e parë ndaj Moldavisë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin E në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Shqipëria gjatë tërë kohës ishte më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa raste të mira shënimi, teksa të dy ekipet po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Vendasit mundësinë më të mirë për gol e patën në minutën e 16-të, por goditja e Nicolaescut u ndal me sukses nga Etrit Berisha.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që realizoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Taulant Seferi.
Pas golit të pësuar vendasit shtuan rastet për gol por pa arritur të gjejnë rrugën e portës.
Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, në minutën e 40-të, Nedim Bajrami bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal me shumë mund nga portieri vendas.
Në rast se Shqipëria arrin të mbajë këtë epërsi ose eventualisht merr një pikë, do të sigurojë biletën e kualifikimit për kampionatin evropian që do të mbahet në Gjermani.
Diskutime rreth kësaj post