Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj. Mësohet se numrimi ka perfunduar diku nga ora 03:00 pas mesnate dhe është bërë renditja nga 14 grupet e numërimit. Të njëjtat burime bënë me dije se është bërë nje pushim dhe ndërkohë do të bëhet renditja bazuar ne detyrimet statutore per kuotat e rinise, grave, raporti ne qarqe prandaj shpallja e rezultatit përfundimtar kërkon kohë.
Rezultati përfundimtar nuk është shpallur dhe se duhet ende të presim.
Kujtojmë që Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë, e nga këto, 5.703.
Diskutime rreth kësaj post