Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gazetarja Klesiana Omeri raporton se tashmë numërimi për kryetar bashkie në Tiranë ka përfunduar.
Gazetarja shprehet se votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ.
Me gjithë votat që nuk janë reflektuar ende, Erion Veliaj është fitues me një rezultat tejet të thellë, me 54,69 përqind të votave.
Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.
Diskutime rreth kësaj post