Nga mëngjesi i sotëm, autostrada Tiranë-Durrës është mbyllur në disa segmente, për shkak të rikostruksionit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi për punimet në autostradë, duke sqaruar se duhet ndërhyrje emergjente për shkak se rruga është shndërruar në rrezik për qytetarët. Dhe ARRSH njoftoi edhe devijimin e lëvizjes së automjeteve, deri në fillim të korrikut.
Gazetari Eni Ferhati raporton se situata ka krijuar trafik është i rënduar, ndërsa ka edhe drejtues mjetesh që nuk kanë qenë të informuar për këtë situatë.
Ndërkohë, Ismet roqi, shefi i trafikut interurban në kryeqytet, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin si rrugë alternative të zgjedhin edhe rrugën e Ndroqit në drejtim të Durrësit, por edhe rrugën e Elbasanit në drejtim të jugut.
Shefi i trafikut interurban thotë se në këto dy akse alternative nuk ka trafik dhe ua bën më të lehtë drejtuesve lëvizjen.
Diskutime rreth kësaj post