Ervin Salianji tha se mbështetja që ka marrë nga përfaqësues të Partisë Demokratike të rreshtuar krah zotit Berisha në konfliktin e brendshëm në PD është diçka normale për të.
“Nuk kam bërë ftesa se unë nuk kam qenë në dasmë. As nuk përjashtoj njeri dhe as nuk ftoj njeri. Gjithsecili e ndjen vetë si përgjegjësi politike sesi pozicionohet. Kanë qenë në seancën gjyqësore të shkallës së parë. Kanë pasur qëndrime publike. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim apo marrëveshje të tjera të bëra nga ish-drejtuesi i Partisë Demokratike.
Por për rastin në fjalë, apo nëse ka ndryshim qëndrimi, duhen pyetur ata. Unë këtu jam dhe do të flas siç kam folur gjithmonë”, tha Salianji për mediat, pas përfundimit të seancës së parë të çështjes “Babale”.
Përveç se disa deputetëtë PD, në mbrojtje të Salianjit doli këtë mëngjes edhe Sali Berisha, i cili tha se deputetit të PD duan t’i heqin mandatin duke i dhënë një dënim të formës së prerë.
Diskutime rreth kësaj post