Mbretëri e Bashkuar- Princi Charles Philip Arthur George, tashmë është Mbreti Charles III, ai është konfirmuar ditën e sotme gjatë një ceremonie të Accesion Council, sipas traditës së Monarkisë, me prezencën e dëshmitarëve.
Një nga urdhërat e aprovuara nga Mbreti, është një ditë pushim për qytetarët në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Turma njerëzish ishin mbledhur jashtë Pallatit St James, duke kënduar himnin, tashmë të ndryshuar me fjalët “Zoti e ruajtë Mbretin!”.
Në fjalën e tij Charles III foli edhe për Mbretëreshën e ndjerë dhe shërbimin e saj, duke lexuar edhe zotimet përkatëse për detyrën që sapo ka trashëguar, të cilën e cilësoi si “të rëndë”.
Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96 vjeçare.
Në ditët në vijim do të zhvillohen ceremonitë e lamtumirës dhe funerali shtetëror i saj.
Diskutime rreth kësaj post