Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale disa pamje nga ceremonia e hapjes së Teatrit të Operas dhe Baletit mbrëmjen e djeshme.
Teatri u rihap dje pas një ristrukturimi total të tij, me një mbrëmjen gala me praninë e artistëve Ermonela Jahos e Placido Domingo.
“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama krahas fotove.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post