Njësia e koordinimit të koalicionit qeverisës është mbledhur paraditen e së premtes në takimin e radhës, në ambjentet e vilës 30.
Kryeministri Edi Rama, shoqërohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste(PS), Taulant Balla.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe ai i drejtësisë, Ylli Manjani.
Më herët, kryeparlamentari, për rreth 30 minuta, zhvilloi një takim me Presidentin Bujar Nishani, në selinë e Presidencës.
Takimi i sotëm i drejtuesve të koalicionit të majtë qeverisës zhvillohet në klimën e debatit politik që ka shkaktuar çështja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Diskutime rreth kësaj post