Partia Socialiste ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e saj me fokus kryesor zgjedhjet e 14 majit.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për kandidatët për kryetarë bashkie por dhe për këshillat bashkiakë.
Euronews Albania ka mësuar se formacioni kryesor i Kryeministrit Rama do të jenë kryesisht kryebashkiakët aktualë, por do të ketë dhe figura të reja.
Ditën e sotme Asambleja e PS në Vlorë i ka dhënë dritën jeshile Ermal Drekës, diplomatit që do të garojë për këtë bashki.
Pritet të ketë figura të reja në bashkinë e Sarandës.
Ndërsa pritet që Benet Beci të japë dorëheqjen si deputet për të garuar në Bashkinë e Shkodrës dhe për Besjan Ajazin në Bashkinë e Gramshit.
Në fund të mbledhjes do të ketë dhe një dalje për emdiat do të ketë nga 12 drejtuesit e qarqeve për të dhënë emrat e kandidatëve të bashkive.
Diskutime rreth kësaj post