27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të mblidhen për darkë në Bruksel në takimin e tyre të parë të grupit që nga zgjedhjet evropiane javën e kaluar, që rritën partitë nacionaliste e të ekstremit të djathtë dhe nxitën Presidentin francez Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësit do të diskutojnë se si të ndajnë postet kryesore të bllokut, në veçanti rolet e presidentit të Komisionit Evropian, presidentit të Këshillit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë për punët e jashtme.
Në lojë është nëse Ursula von der Leyen do të marrë një mandat të dytë pesë-vjeçar si kreu i Komisionit, i cili nis dhe zbaton ligjin e BE-së. Udhëheqësit e BE-së do të vendosin gjithashtu për pasardhësit e Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian dhe Josep Borrell, kryediplomati i BE-së.
Sipas The Guardian Von der Leyen ka qenë prej kohësh kryesuesja e qartë. Si kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, e cila do të jetë grupi më i madh në Parlamentin e ri Evropian me 26% të vendeve, pozicioni i saj është forcuar nga votimi në mbarë Evropën.
Konsensusi po forcohet gjithashtu rreth ish-kryeministrit socialist të Portugalisë António Costa për të marrë detyrën nga Michel në kryesimin e takimeve të Këshillit të BE-së.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është një favorit për të marrë detyrën nga Borrell si kryediplomatja e BE-së.
Diskutime rreth kësaj post