Ka nisur me debate mes demokratëve dhe socialistëve mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, por kjo është kundërshtuar nga anëtarët e PD.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shpjegoi se ligji për hetimin e zgjedhjeve është miratuar në Kuvend në vitin 2002. Sipas tij ky komision nuk mund të ndryshohet ligji.
“Ligji i vitit 2002, i vetmi që ka qenë deputet në atë kohë ka qenë zoti Koci. Ky ligj është hartuar për të rregulluar hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001. Kur opozita kërkoi hetimin e zgjedhjeve nxituat dhe bëtë këtë ligj se ishit maxhorancë. Nëse ka një arritje te ky ligj me gjithë përpjekjet për të bllokuar, kërkohet dhe merret. Ky ka qenë çelësi i suksesit. Ka qenë për të hetuar zgjedhjet, më pas çështje të tjera. praktika që vendosi ky ligj për marrjen e provave sot është e konsoliduar. Ju po kërkoni që me rregullore të ndryshoni ligjin, është absurde dhe e papranueshme. Harrojeni se në këtë komision do të vendoste precedenti që të ndryshohet ligji. Është miratuar në vitin 2002. Nëse e keni siklet për këtë hetim edhe në 2005 nuk ka qenë ky rregull. Provat janë marrë të gjitha të lira, nuk mundet që ky komision që të marrë barrën dhe të ndryshojë një ligj që e ka miratuar parlamenti,” tha Bylykbashi.
Nënkryetari i komisionit, socialisti Toni Gogu ka kërkuar miratimin e menjëhershëm të Rregullores, pasi mazhoranca është e gatshme ta miratojë dhe të nisë sa më parë hetimi i zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se socialistët po preferojnë të heshtin pë të mos rënë pre e provokimeve.
Por Gazment Bardhi u shpreh se mazhoranca nuk mund të përcaktojë dëshmitarët që kërkon të marrë opozita, ashtu siç mund të ndodhë e kundërta, e për këtë e cilësoi të papranueshme.
Pjesë nga debati:
Toni Gogu: Ne drejtojmë së bashku këtë komision, detyrohem për shkak se vazhdoni që të uzurponi të drejtën për të vendosur rendin e ditës dhe ecurinë e mbledhjes. Në mënyrë të njëanshme po shpërndani kohën kemi humbur 30 minuta nga propozimi i bërë për të hedhur në votim rregulloren. Duam një ors e më parë ti hapim rrugë votimit. Ju doni të mbani diskutime3 të gjata. Kemi propozuar që të hidhet rregullorja në votim. Ju vazhdoni tërësisht ju, ne mbledhjen e thërrasim bashkë dhe ju përsëri nuk e bëni këtë gjë. Shpërndani kohën dukshëm, Salianji luan rolin e relatorit që paskeni propozuar ju. Qytetarët po presin hetimin e zgjedhjeve dhe ju po i bëni pis pa nisur hetimi.
Enkelejd Alibeaj: Ne pala jonë kemi të gjithë vullnetin dhe do ta bëjmë hetimin e3 zgjedhjeve. Kjo nuk do të thotë që nuk do të re3spejtoj rregulloren për mënyrën si do të bëhet mbledhja. Skam ndërmend ti kufizoj të drejtën e fjalës askujt, kërkuat fjalën ua dhashë.
Gazment Bardhi: Të mos vazhdojmë me këtë historinë e rendit të ditës. Nuk na e caktoni ju. Zoti kryetar po respekton rregulloren, diskutohet njëherë në parim, pastaj hidhet në votim. Këtë e bënë zonja Bushka në Komision të Ligjeve. Kjo është procedura parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post