Ka përfunduar këtë të martë edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës ka ndryshime të drejtuesve politikë.
Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës, ku në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi.
Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se këto ndryshime ishin të natyrës administrative.
“Këto janë ndryshime të natyrës administrative, që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme për publikun. Nuk janë ndryshime qeverie, por administrative.
Jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore. S’ka asgjë të re, do bëjmë dhe të tjera.
Nuk kanë rëndësi emrat, këtu jemi shërbëtorë të një misioni.
Kjo është një skuadër, dhe ka lojtarë që kanë role të ndryshme”, u shpreh Rama, pas daljes nga selia e Partisë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post