Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë mbledhjes së Kryesisë se me rikonfirmimin e tij në krye të parisë tregoi se shqiptarët duan të vazhdojnë betejën e tyre kundër regjimit të Ramës që ka kapur demokracinë dhe se nuk mund të presin deri në 2025.
“Zgjedhjet në parti treguan se demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Eshtë e domosdoshme që të gjithë ne nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë? qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se çfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post