Deputeti Flamur Noka u shpreh se Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur gjërat në parti po ecin normalisht, pasi sipas tij aktualisht PD-ja është futur në një krizë të thellë. Ai tha se ia ka bërë të qartë Lulzim Bashës se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet.
“Ajo që ndodhi në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rutinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë, iu kërkua nga Alizoti që të kuptohet që kjo parti është në krizë të thellë dhe që ka nevojë për zgjidhje dhe që nuk duhet fshehur. Berisha ka bërë me dije që shumë shpejt do të mblidhemi për datën e Kuvendit, iu bë me dije edhe Bashës që Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar për statutin dhe për t’i dhënë një zgjidhje PD. Kuvendi nuk është as i Bashës dhe as i Nokës”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post