Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, bojkotoi mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në momentin që kryeministri Rama mori fjalën në parlament.
Në një prononcim për media, Vasili sqaroi se veprimi i tij vjen pasi Rama i shërben interesave të Beogradit dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për izolimin e Kosovës.
Ai shtoi se Rama duhej te deklaronte sot heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku sipas tij mysafirët duhej të paguanin Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.
“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e beri.
Rama duhej te deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetët mysafirë nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur ne tokën amë.
Rama u shërben vetëm interesave te Beogradit.
Sa kohë të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo të sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit te Kosovës.
Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabese anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të” – tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post