Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe një herë shndërrimin që do t’i bëhet qyteteve. Ai ka marrë shembullin e Laçit, të cilin e ka cilësuar me shumë potencial.
Sipas Ramës, ky qytet është një pikë që mbledh 3 milionë turistë në vit, sepse ata zgjedhin t’i bashkohen peligrinazhit.
Rama ka treguar se me Laçin do të veprohet si me vendet e tjera Korcën, Tamarën apo Pukën.
‘Një gjë dua ta theksoj një herë se mendoj se është e rëndësishme. Duke marr shembullin e Laçit, i cili ka një potencial të madh. Po të kemi parasysh Laçin është një pikë që mbledh 3 milion turistë të huaj nga jashtë. Kur flas nga jashtë nuk them ata që mendohen por ata që shkojnë në pikën e pelegrinazhit.
Prandaj ndërhyrja do të sjell energji, si ato ndërhyrjet që kemi bërë në vendet e tjera duke përmendur Korçën, Tamarën, Pukën. E njëjta gjë do të bëhet, duke u angazhuar edhe shumë familje që merren me biznes’, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post