Mbi 4 mijë persona që ishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Të dhënat u bënë me dije nga ministri I Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit tripalësh të Task Forcës së përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë këtë të mërkurë ne kryeqytet.
Sipas ministrit, kjo task forcë ka bërë të mundur forcimin e bashkëpunimit mes 3 shteteve duke dhënë rezultate kundër krimit të organizuar.
“Kemi mundësuar dhe arritur kthimin e mbi 4000 personave, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po ashtu të theksoj se Task Forca e përbashkët për migracionin ka operacionalizuar bashkëpunimin tonë për migracionin dhe ka forcuar qëndrueshmërinë e kufirit, duke trajtuar rrugët e përdorura nga grupet e krimit të organizuar, duke kontrabanduar para, drogë, në mënyrë të jashtëligjshme”
Gjatë takimit të mbajtur, Balla propozoi krijimin e një bashkëpunimi më të zgjeruar edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post