Fenomenet ekstreme të motit, si pasojë e ngrohjes globale kanë shkaktuar mbi 40 viktima në vendet e Mesdheut, të goditura javët e fundit nga një valë e paprecedentë vape përvëluese.
Greqia është në alarm nga frika e përshkallëzimit të vatrave, teksa meteorologët kanë parashikuar që këto ditë me uljen e temperaturave fuqia e erërave të shtohet duke ushqyer dhjetëra vatra të mëdha.
Problematike vijon të jetë situata në Rodos, ku zjarret kërcënojnë zona të tjera të banuara. Bashkë me zjarrfikësit po punojnë dhjetëra vullnetarë. Në Korfuz, zjarret janë zhvendosur në pjesën verilindore të ishullit, nga ku duken edhe nga Saranda, siç evidentohet edhe nga mediat britanike. Ekipet e emergjencës gjetën trupat e dy pilotëve 34 dhe 27 vjeç të avionit zjarrfikës që ra në ishullin Eubea.
Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e emergjencës edhe në rajonet e jugut të përfshira nga zjarret që vijojnë, si Siçilia dhe Kalabria, sëbashku me ato të veriut që u goditën nga stuhi të fuqishme. 5 janë të vdekurit nga fenomenet ekstreme të motit në këtë vend.
Krizë nga zjarret edhe në Algjeri ku numërohen 34 viktima, e deri në Siri.
Diskutime rreth kësaj post