Më shumë se 1,2 milionë kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e BE-së për vitin 2016, një shifër afër rekordit të një viti më par, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat).
“Sirianët (334 800), afganët (183 000) dhe irakianët (127 000) kanë mbetur tre kombësitë kryesore të personave që kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, thekson Eurostat.
Gjermania vazhdon të jetë në krye të vendeve që merr më shumë kërkesa për azil (722 300 në 2016, ose 60% e totalit), më pas vjen Italia (121 200), Franca (76 000) dhe Greqia (49 900).
Diskutime rreth kësaj post