Më shumë se 100 tërmete kanë goditur vendin para dhe më tepër pas goditjes së fortë prej 6.3 të shkallës Richter mëngjesin e sotëm. Lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë ditën me intensitete të ndryshme.
Së fundmi toka u trondit fuqishëm dhe epiqendra ishte Kepi i Rodonit. Lëkundja ishte e forcës 5 shkalla richter.
Ndërkohë, në hartën e mësipërme duken të shënuara pjesa më e madhe e goditjeve të tërmetit gjatë orëve të fundit në zonën Tiranë-Durrës-Lezhë.
IGJEUM ka bërë me dije se deri më tani numri i goditjeve ka qenë mbi 100 dhe gjasat janë që të vijojnë me një intensitet më të ulët.
Diskutime rreth kësaj post