Fitoret e talebanëve në Herat dhe Kandahar jo vetëm i kanë lejuar talebanët të marrin kontrollin e jugut dhe të lindjes së Afganistanit por dhe kanë dëshmuar dobësinë e forcave afgane të sigurisë.
Në mbrojtje të dy qyteteve, të konsideruara të rëndësishme nga qeveria qendrore, u dërguan shumë ushtarë, më shumë se në zona të tjera që përfunduan në duart e talebanëve. Gjatë betejave të javëve të fundit, forcat e sigurisë dukeshin në kolaps, shumë ushtarë dhe policë dezertuan, braktisën qëndrimet e tyre, ndërsa të tjerë u bashkuan me talebanët.
E njëjta gjë mund të ndodhë dhe në qytetet e fundit ende nën kontrollin e qeverisë, mes të cilëve dhe kryeqyteti Kabul.
Mëngjesin e të enjtes talebanët morën dhe kontrollin e qytetit të Ghaznit, rreth 140 kilometra në jug të Kabulit, i cili konsiderohej i rëndësishëm nga ana strategjike për një sulm të mundshëm ndaj kryeqytetit
Pushtimi i Afganistanit nga ana e talebanëve duket vetëm çështje kohe. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, nuk ka shprehur asnjë vendim për të ndryshuar qasjen deri tani. Pra vendimi për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendi brenda 11 shtatorit të këtij viti mbetet ende në fuqi.
Për momentin Biden vetëm ka vendosur të dërgojë 3 mijë marinsa dhe ushtarë në Afganistan për të ndihmuar në evakuimin e ambasadës dhe qytetarëve amerikanë në Kabul.
Diskutime rreth kësaj post