Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se pranimi i mundshëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) mund të sillte përfitime dhe interesa strategjikë të bllokut europian në këtë rajon.
Merkel theksoi rëndësinë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke mos e humbur shpresën se vendet e këtij rajoni do të jenë së shpejti pjesë e BE-së.
Diskutime rreth kësaj post