Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në zyrat e Partisë Demokratike, këtë të enjte, nga ku ka lëshuar një ultimatum drejtuar kryetarit, Lulzim Basha.
Pasi lexoi rezultatet e referendumit të 18 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lirojë zyrat deri më datë 5 janar 2022.
Belind Këlliçi deklaroi para medieve: “Jemi këtu për të bërë një komunikim në lidhje me letër dorëzuar z. Lulzim Basha dhe për dijeni trupit diplomatik në Shqipëri. Në të thuhet: “Z. deputet, PD është detyruar të përballet me një sërë sfidash serioze, por që nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve. Fatkeqësisht dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u është dashur të përballen me mosfunksionimin e organeve.
Në këto kushte, një grup deputetësh, anëtarë dhe drejtues, në përputhje me ndryshimet statusore morën përgjegjësinë e thirrjes së Kuvendit të 11 Dhjetorit. Në vendimin nr. 6, Kuvendi i PD ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra për thyerje të rëndë të statusit të PD-së…”, tha Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post