Disa figura të Partisë Socialiste, mes tyre deputetë, ish-deputetë, e deri tek ish-presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, kanë dërguar një letër pranë Komisionit të Garantimit të Statutit në Partinë Socialiste, nga ku kërkojnë interpretimin e statutit mbi disa shkelje.
Në letrën e firmosur nga Ben Blushi, Rexhep Mejdani, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku si dhe disa personalitete të tjera theksohet njëkohësisht se ky organ, por edhe Kongresit i kanë përfunduar mandati prej vitit 2013.
Në letër ndër të tjera theksohet se “Kryesia e partisë nuk është mbledhur që prej vitit 2013, të respektohet parimi i kolegjialitetit për kryesinë, të interpretohet neni 6, në lidhje me simbolin e partisë”.
Në lidhje me çështjen e zgjedhjes së kryertarit të partisë, në letër thuhet se Kongresi nuk mund të vendosë për zgjedhjen e tij.
“Kongresi ka për detyrë të administrojë kandidaturat. Kongresi duhet të caktojë datën për zgjedhjet të cilat duhet të mbahen me parimin një anëtar, një votë”.
Ja letra dhe firmëtarët:
Diskutime rreth kësaj post