Mbërrin sot në Shqipëri gjatë orëve të mesditës trupi i Nënterares Zarife Hasanaj që ndërroi jetë disa ditë më parë në Letoni, ndërkohë që u plagosen edhe dy ushtarakë të tjerë, kur njëri prej tyre, Major Tanushi është në gjendje të rendë.
Mësohet se në orën 12:45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të Zarife Hasanajt, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në Pallatin e Kongreseve gjatë orës 10:00-11:30.
Zarife Hasanaj ndërroi jetë dy ditë më parë në Letoni dhe ishte pjesë e skuadrës së çmontimit të minave të ushtrisë shqiptare. Në këtë incident u plagosen edhe dy ushtarakë të tjerë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post