Ka mbërritur anija pluskuese e prodhimit të energjisë në gjirin e Vlorës. Mësohet se ajo do të ankorohet në terminalin Vlora 1.
“TEC-et lundruese”, një zgjedhje e detyruar e qeverisë për shkak të krizës do të prodhojnë deri në 114 MW/H energji elektrike, thënë ndryshe sa rreth 15 për qind e nevojave që vendi ka. Kostoja mesatare për çdo megavat do të jetë rreth 150 euro.
Sipas qeverisë, prodhimi i energjisë nga anijet lundruese do t’i paraprijë vënies në funksion të TEC-it të Vlorës.
“Janë termocentrale lundruese, nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar por edhe e misheluar”, shprehej ministrja Balluku në fillim të prillit kur u dha lajmi për herë të parë.
Megjithatë, ky model është kundërshtuar dhe për këtë është mbajtur edhe një protestë nga disa qytetarë në Vlorë, sipas tyre, sjell ndotje. /A2 CNN/
Diskutime rreth kësaj post