I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë. Duke nisur nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës tjetër pritet të ketë rritje të temperaturave me disa gradë. Masat e nxehta ajrore nga veriu i Afrikës do të pushtojnë Ballkanin.
“Që nga kjo fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan do të ketë gjatë gjithë javës tjetër.”- tha sinoptikani Hakil Osmani për neës 24.
Muaji qershor pritet të mbyllet me temperatura të larta 38 gradë.
“Ky muaj do të mbyllet me temperatura të larta ku gjatë kësaj jave do të regjistrohen edhe vlera 38 gradë celcius. Në ditët në vijim pritet të ketë rënie të lehtë të vlerave termike por do të jetë rënie e lehtë pasi temperaturat e larta do të mbeten prezentë deri në fund të këtij muaji. Po ashtu këto temperatura do të shoqërohen me mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa ne zonat malore herë pas herë do të ketë vranësira dhe ndonjë reshje shiu por nuk do të jetë problematike.”- u shpreh Osmani.
Diskutime rreth kësaj post