Në Shqipëri pritet të mbërrijë i ftohti polar. Meteorologët thonë se gjatë mbrëmjes së të martës, temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në kryeqytet.
Reshjet e deborës do të rikthehen të martën, së bashku me të ftohtin polar.Meteorologia Adiola Bani thotë se java e ardhshme do të shënojë ulje temperaturash.
Ditët më të ftohta do të jenë e enjtja dhe e premtja. Fundjava e ardhshme pritet të rikthejë sërish motin me diell, pasi dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Diskutime rreth kësaj post