Ashtu siç pritej, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit është ekstraduar nga Turqia për në Shqipëri. Ai ka mbërritur në Rinas rreth orës 20:09 me një avion të “Turkish Airlines”.
Izet Haxhia është pritur në aeroport nga punonjës të punonjës te policisë së Tiranës, te Interpol dhe një grup i gatshëm i burgjeve, i cili do të bëjë edhe shoqërimin e tij në ambientet e burgut 313 dhe brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.
Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke, ndërsa lajmin e njoftoi përmes faqes në Facebook. Pak ditë më pas ai zgjodhi në Shqipëri avokatin Fran Dashi.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.
Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.
Diskutime rreth kësaj post