Anija që furnizoi me naftë kontrabandë anijen e sekuestruar “Geni” ka mbërritur në portin detar të Durrësit.
Anija e peshkimit është me flamur të Libisë. Ajo është shoqëruar në portin e Durrësit në funksion të hetimit të nisur në lidhje me kontrabandën e afro 50 mijë litrave naftë që u sekuestruan në anijen e peshkimit “Geni”, pjesë e flotës së peshkimit të Durrësit.
Autoritetet kanë bllokuar anijen “Geni” e cila u mbajt nën vëzhgim pas daljes për gjueti në det të hapur.
Në ujërat ndërkombëtare anija është pikasur nga qendra ndërinstitucionale operacionale detare në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n italiane teksa furnizohej me naftë kontrabandë nga një anije e Libisë. Pas furnizimit autoritetet kanë bërë shoqërimin e anijes në kalatën e antikontrabandës detare, ku mbahen edhe 3 anije të tjera të sekuestruara me naftë në portin e Durrësit.
I ndaluar në polici, ekuipazhi i anijes ‘Geni’ ka deklaruar se është furnizuar me naftë për nevojat e anijes dhe jo për ta tregtuar atë me qëllime fitimi.
Hetimet për këtë rast kontrabande po zgjerohen më tej. Anija që furnizoi me naftë kontrabandë anijen e sekuestruar “Geni” ka mbërritur në portin detar të Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post