Kanë mbërritur në Presidencë propozimet e kryeministrit Edi Rama për ministrat e rinj të kabinetit.
Tashmë të tetë emrat ndodhen tashmë në tryezën e Ilir Metës.
Gjithashtu mësohet se stafi i Metës ka nisur shqyrtimin e kandidaturave dhe procesi do të jetë i kujdesshëm dhe i imtësishëm, njësoj si në rastin e Sandër Lleshajt, aktualisht ministër i Brendshëm.
Besa Shahini, Anila Denaj, Belinda Balluku, Gent Cakaj, Elva Margariti, Bledi Çuçi, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali janë propozimet e Ramës për ministra. Nga këta, vetëm Çuçi ka mbajtur më parë postin e ministrit, në qeverinë e parë të Ramës, ku ka shërbyer si ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Ndërsa Shahini dhe Cakaj kanë mbajtur respektivisht postet e zv/ministres së Arsimit dhe zv/ministrit të Jashtëm.
Kushtetuta i njeh Presidentit shtatë ditë kohë për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për kandidaturat për ministër që vijnë nga kreu i qeverisë.
Deri më tani rast problematik mund të konsiderohet vetëm propozimi i Gent Cakajt për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi nuk rezulton të jetë pajisur me certifikatën e sigurisë, e nevojshme për informacionet e klasifikuara dhe sekrete.
Kandidatët për ministra:
Besa Shahini – Ministre e Arsimit
Anila Denaj – Ministre e Financave
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës
Gent Cakaj – Ministër i Jashtëm
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
Bledi Çuçi – Ministër i Bujqësisë
Eduard Shalsi – Ministër i Sipërmarrjes
Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Diskutime rreth kësaj post