Duke filluar nga 1 korriku 2022 do të ulet tatimi për pagat 150 mijë deri në 200 mijë lekë nga 23% në 13%. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Reagime të shumta ka patur nga komentuesit. Një qytetar i shkruan Ramës, se po mendon largimin nga Shqipëria pasi ka poste të tilla që kaq para i marrin rryshfet.
Replikat:
Komentuesi: Ketyre qe marrin 150-200mij,kan poste te tilla qe dhe aq i marrin rryshfet. Halli t’i qahet shtresave ne nevoje qe po rritet me kalimin e viteve z.Kryeminister. Personalisht u ktheva mbas 17 vitesh emigrim ne 2011,ndersa tani e mendoj largimin perseri….!!
Rama: Ketu perfituesit kryesore jane pjesa me e kualifikuar e njerezve qe punojne ne sektorin privat i dashur! Sa per shtresat ne nevoje qe po rriten vit pas viti, nuk di ku e bazoni kete konkluzion, por shifrat flasin ndryshe, nderkohe qe kurre me pare shtresat ne nevoje nuk e kane marre mbeshtetjen qe marrin sot!
Diskutime rreth kësaj post