Mes provokimeve që i vijnë nga Reali, ku ndihen ende të tradhtuar nga Kilië Mbape, i cili në fund vendosi të qëndrojë në Paris, sulmuesi francez vazhdon të këmbëngulë se ai nuk është penduar për rinovimin me PSG-në, që e shikon si klubin me të cilin ai një ditë mund të fitojë Ligën e Kampioneve.
“Champions-i me PSG-në është një objektivi i qartë”, tha 23-vjeçari për “BFM TV”. “Është ajo që duam, por ka një rrugë për të shkuar deri atje. Së pari, ne duhet të jemi fitues në Francë, sepse në dy vitet e fundit nuk kemi qenë të tillë”, shtoi Mbape, i cili përveç trofeve kolektivë në “Parc des Princes”, synon edhe ata personalë.
Ai renditet aktualisht në vend të dytë në listën e shënuesve më të mirë të klubit, me 171 gola (rekordin e mban Kavani me 200): “Nëse do ta thyeja do të ishte e mrekullueshme dhe mund të ndodhë”.
Sezonin e shkuar, ai e mbylli me 28 gola në kampionat, ndërsa në 5 kampionatet kryesore të Europës, vetëm Levandovski shënoi më shumë (35 me Bajernin).
Diskutime rreth kësaj post