“Arrest në burg” ka kërkuar Prokuroria e Tiranës deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendorë të 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.
Seanca për masës e sigurisë do të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.
Jetnor Zhaboli ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.
35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë, sistem alarmi, bllokues valësh, dhe i përgjonte gjithë kohës.
Diskutime rreth kësaj post