Me 85 vota mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit për rishikimin e ligjit për përmbarimin gjyqësor privat, por pa arritur numrin e duhur për shkarkimin e Ilir Metës (duhen 94).
Në seancë, opozita e re ka kërkuar ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore, si dhe ka konsideruar lojë nismën për shkarkimin e Ilir Metës. Numri dy i socialistëve Taulant Balla, e sheh shkarkimin e Presidentit si një çmim që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi.
Të hënën pasdite mazhoranca do të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta me akuzën për shkelje të rëndë kushtetuese pas anulimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit./ Opinion
Diskutime rreth kësaj post