Komisioni i Ligjeve ka miratuar rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në këtë mbledhje opozita iu rikthye akuzave të saj në lidhje me antikushtetushmërinë e zgjedhjes së kryeprokurores si dhe faktit se drejtësia po kapet nga ana e qeverisë Rama.
Një ditë më parë, mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës që kemi miratuar me vullnet të plotë me 140 vota”, tha Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se “me një shumicë të thjesht mazhoranca ktheu filtrat antikushtetues”.
“Me 21 korrik 2016 pati marrëveshje me konsensus, me 140 vota dhe themeli ishte mos kapja e drejtësisë. Nuk i duhet shqiptarëve një drejtësi, sepse vuajnë nga një drejtësi të pa afte. Por, themeli është mos kapja e drejtësisë nga politika. Kjo ishte marrëveshja”, tha Bylykbashi.
“Ju kujtohen ato vijat e Edi Ramës që u shuan njëra pas tjetrës. Ai (Rama) thoshte unë do ta kem shumicën. Por 21 korriku i dha përgjigje kësaj. 5 antarët jo gjyqësore dhe jo prokurorë. Gjëja me e rëndësishme është mos kapja e drejtësisë nga politika.
21 korriku ishte qe parlamenti te ishte vetem vuloses. Ishte e drejta e cdo shqiptari per te kandiduar drejtperdrejt ne kuvend, pa asnje filter. Po ta lexoni kushtetuten nuk ka filtra perpara kuvendit per kandidatet”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post