Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Cherry on Top”, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Maya. Ajo ka qenë një personazh tepër i komentuar për shkak të videos e cila u bë virale ku shihej bashkëshorti i saj, i cili i kërkonte të dilte nga shtëpia.
“Kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar dhe nuk kam dal në asnjë vend për të folur sepse përpara se të jem këngëtare unë jam nënë. Nuk shoh deri këtu por shoh se çfarë do të bëhet kur djali të rritet. Ai mund të thotë se të paktën njëri të jetë deri diku, ta mbaj pak të tërhequr. Për këtë arsye nuk jam përfshirë. Gjërat zgjidhen në shtëpi nëse nuk zgjidhen në shtëpi ke gjykatën. Gjëja më e gabuar është që njerëzit ti ngatërrosh me jetën tënde private. Nuk mund të bëj indiferenten por unë kam për të punuar, për të rritur fëmijën. Unë u fokusova në punën time. Kjo pjesa që u desh të më bënin keq, përkundrazi kërkesat më janë shtuar. Për këtë falënderoj zotin.”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post