Maxhoranca ditën e sotme ka rrëzuar dekretin e Presidentit, që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Pas kësaj, dekreti i Teatrit i kalon tashmë seances plenare që pritet të nis ditën e sotme.
Sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve.
“Në programin e punës së Kuvendit futen automatikisht dekretet e Presidentit të Republikës për rishqyrtim ligjesh, emërime, për të cilat kërkohet pëlqimi i Kuvendit, projektligje financiare ose ndryshimi i Buxhetit të Shtetit, shqyrtimi i akteve normative me fuqinë e ligjit, propozimet për emërim dhe shkarkim titullarësh të organeve që zgjidhen nga Kuvendi, mocionet e kërkuara, projektligjet ose projektvendimet e mbartuara nga programi paraardhës, si dhe çështjet që lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në rregulloren e Kuvendit. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post