Mauro Icardi, zgjodhi Galatasarayn për të luajtur sezonin aktual, duke qenë se te PSG-ja nuk e kishin në plane, teksa në prag të debutimit ka deklaruar se është shumë entuziast për aventurën e re dhe veçanërisht për pritjen që i kanë bërë tifozët.
“Gjatë verës kam patur shumë oferta, por pas një bisede me Erden Bey, zgjodha Galatasarayn për të vijuar karrierën. Pritja që më bënë tifozët më entuziazmoi jo pak dhe jam shumë i karikuar për t’ua shpërblyer besimin në fushë. Në stadiumin e Galatasarayt kam shënuar një herë si kundërshtar, kur luaja me PSG-në, ndërsa tani dua të shënoj edhe shumë të tjerë për të paguar besimin e klubit dhe tifozëve”, deklaroi Icardi.
Sulmuesi argjentinas është në huazim një vjeçar te gjigantët e Stamollit, pasi nuk bënte pjesë në planet e PSG-së, megjithatë në fund të sezonit nuk përjashtohet mundësia që Galatasaray të ushtrojë të drejtën e blerjes, për një shifër modeste.
Diskutime rreth kësaj post