Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, tashmë, mbi 30 mijë maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.
Ministrja Kushi ndan edhe shifra, ku thotë se niveli i kalueshmërisë është 96% dhe rreth 24% e maturantëve kanë marrë notën 10 absolut.
“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan Kushi.
Ministrja e Arsimit ju uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post