Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), para pakë kohësh ka shpallur fitues të tenderit për furnizim me 35 mijë matës elektrik digjital konsorciumin “Ital Project &Eltec”, edhe pse në proces të tenderimit kishte edhe kompani tjera që kishin ofertuar me çmim më të lirë se kjo.
Para pakë ditësh po ashtu janë hapur ofertat edhe për tenderin e dytë për furnizim edhe me 35 mijë mates elektrik digjital, por deri më tash nuk është bërë publik emri i fituesit.
Lajme.al mëson se në tenderin e parë i cili është shpallur në shtator të vitit 2015, kompania “Pevlaku” e cila përfaqëson matësit eklektik digjital të prodhuesit slloven “Iskra” ka ofertuar me 168 milionë lekë, ndërkaq konsurciumi “Ital Project & Eltec”, e cila edhe është shpallur fitues e që përfaqëson matësit elektrik “Makel” të prodhuar në Turqi ka ofruar me 195 milionë lekë.
Është hera e parë që në Shqipëri, por edhe rajon që po montohen matës së tillë të energjisë elektrike e të cilët prodhohen në Turqi, e të cilët në disa raste nuk e kanë kaluar testin e saktësisë në laboratorët e metrologjisë.
Kohë më parë OSHEE nga kompania e njëjte kishte blerë edhe një sasi të njëjtë të matëseve elektrik digjital të cilat janë vendosur nëpër banesa të klientëve. OSHEE do të ndërroj të gjithë matësit e vjetër me matës të ri digjital për shkak të matjes më të saktë të energjisë së shpenzuar. /lajme.al
Diskutime rreth kësaj post